TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 20:10

Braçe: Shqiptarë votoni masivisht PS, jemi para një ngjarjeje historike

Shkruar nga Pamfleti

Braçe: Shqiptarë votoni masivisht PS, jemi para një ngjarjeje

Partia Socialiste mbylli pasditen e së premtes fushatën elektorale me një miting në Parkun Olimpik.

Erion Braçe, i cili garon në listën e hapur të PS-së në Tiranë, duke iu drejtuar qytetarëve, bëri thirrje që shqiptarët të votojnë masivisht në 11 maj per numrin 5.

“Jemi para një ngjarje të madhe dhe historike. 35 vite me radhë, tre breza kanë kërkuar të jemi në Bashkimin Europian. Ja ku jemi dhe tani është koha për ne. Një lutje kam, çdo votë ka vlerë, dhe e merr vlerën në kutinë e votimit. Ndaj me zemër të fortë dhe mendje të kthjellët, ditën e diel në kutinë e votimit, për t’i bërë Shqiptarët pjesë të BE dhe për ta bërë këtë vend gjithnjë e më të mirë”, tha ai.

Gjithashtu deputeti socialist solli në vëmendje edhe ndarjen nga jeta të 3 socialistëve.

“Faleminderit dhe mirë se keni ardhur në njësinë nr 5, në zemrën e kuqe të Tiranës dhe të PS. Ismail Haroku ishte burrë i drejtë, i ndershëm, punëtor e socialist. U nda vetëm pak ditë nga jeta. Deri në frymën e  fundit ishte duke folur me ne të njësisë 5, e organizatën e tij të PS te 1 Maji. Dha frymën e fundit duke dorëzuar listën e tij të votuesve për PS dhe Ramën. Nuk dua asgjë më shumë se sa për Ismail Harokun, Halil Allën dhe Altin Binjakun, që të tre të ndarë nga jeta vetëm në këto ditë. Një duartrokitje të madhe se këta burra bëjnë PS e Shqipërisë. Shpirti i tyre të prehet në paqe dhe të na udhëheqin nga atje lart. Jemi para një ngjarje të madhe dhe historike”, tha Braçe.

Lini një Përgjigje