TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 19:57

PS mbyll fushatën, Balla: Plot 200 mijë motra e vëllezër në diasporë e kanë shtruar tanimë fitoren tonë

Shkruar nga Pamfleti

PS mbyll fushatën, Balla: Plot 200 mijë motra e vëllezër

Partia Socialiste ka nisur aktivitetin për mbylljen e fushatës, aktivitet që po mbahet te Parku Olimpik në Tiranë. Fjalën e kanë marr gjithë kandidatët e Tiranës, ku mes tyre foli edhe Taulant Balla, i cili pati një mesazh për diasporën.

Shumë faleminderit për këtë mbështetje për këtë mbështetje spektakolare këtu në Tiranë, por dua një duartrokitje për diasporën. Plot 200 mijë e më shumë motra e vëllezër në diasporë e kanë shtruar tanimë fitoren e PS dhe është një fitore më e fortë se asnjë herë tjetër. Më e fortë se tre mandatet që kemi pasur deri tani. Por, kemi ende edhe pak orë në dispozicion. Nëse në Greqi, në mëngjes nxitoni çoni dhe ju fitoren si asnjë herë tjetër sepse Edi Rama dhe PS ia ngriti dinjitetin Shqipërisë dhe flamurit tonë kombëtar dhe tani kemi mundësinë që flamurin tonë ta ngremë në oborrin e Bashkimit Europian”, tha Balla.

Lini një Përgjigje