
Partia Mundësia e Agron Shehajt ka mbyllur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, në Pallatin e Kongreseve.
Gjatë fjalës së tij, Shehaj tha se ky është vetëm fillimi i punës së tyre dhe se më 11 maj, ditën e zgjedhjeve, do të nisë ndryshimi për të cilin vendi ka nevojë.
Shehaj u shpreh gjithashtu se “Partia Mundësia” do t’ia dalë dhe do të vijojnë betejën opozitare edhe pas 11 majit.
“Muajt e fundit kemi filluar të shkundin politikën shqiptare dhe kemi një mesazh të qartë për të gjithë. Ky është vetëm fillimi.
Të dielën kur të dilni dhe të votoni Partinë Mundësia, aty do të nisë ndryshimi për të cilin vendi ka nevojë. Kjo është arsyeja pse ata janë të shqetësuar.
Ne do ia dalim, mos kini asnjë dyshim. Por, le të jemi të qartë. Ata kanë frikë nga ne sepse e dinë që nuk blihemi, sepse ia kemi dalë me punë të ndershme”, tha Shehaj.
Lini një Përgjigje