TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 20:25

Nuk ka më dyshime! Rama do vizitojë Athinën, do takohet me emigrantët shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka më dyshime! Rama do vizitojë Athinën, do takohet me
Edi Rama

Zërat për anulimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë janë shuar. 

Ai do të jetë i pranishëm në një event që do të organizohet me pjesëmarrjen e rreth 5 mijë emigrantëve shqiptarë, në kuadër të turit që Rama ka nisur për “Takimet me Diasporën”.

Kreu i degës së Partisë Socialiste në Athinë, Jan Haxhi ka konfirmuar vizitën e Ramës, duke deklaruar se Ministria e Jashtme greke është shprehur se kryeministri shqiptar është i mirëpritur të takohet me bashkëatdhetarët e tij.

Më herët në media u raportua se autoritetet greke po vështirësonin vizitën e Ramës në Athinë, duke ndërhyrë që të mos jepej leje për sallat e mëdha ku do të organizohej eventi.

Po ashtu, homologu i tij Qirjako Miçotaqis, nuk do të takohet me Ramën, pasi ka deklaruar se do të largohet jashtë shtetit.

edi rama

Lini një Përgjigje