
Deputeti i PD, Dashnor Sula ka folur rreth punës së SPAK në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Ai deklaroi se puna e Prokurorisë së posaçme është për t’u vlerësuar.
Sa i përket kreut të SPAK, Altin Dumani, Sula tha se është një prokuror me integritet të lartë dhe ndershmëri, ndërsa struktura ka marrë mjaft sulme dhe akuza nga opozita.
Deklaratat e deputetit demokrat janë kundërthënëse me qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilët e quajnë SPAK-un çetë partiake dhe mashë në duart e PS.
“Në çdo takim të gjithë qytetarët e thjeshtë flasin për SPAK-un. Kanë besim qytetarët që do të shpëtojnë nga kjo e keqe e madhe që ka kapur Shqipërinë nga mazhoranca dhe politika në tërësi. Thonë do të jetë SPAK-u mjeti i shpëtimit. Është fatkeqësi, por është e vërtetë. Nuk pretendoj që të gjithë prokurorët e gjyqtarët e SPAK janë shumë të mirë. Por po përmend katër persona, dy dibranë Altin Dumanin dhe Adnan Xholin, Behar Dibra e Elvin Goga të cilët janë të katër prokurorë me integritet dhe shumë të ndershëm. e SPAK janë pozitive pavarësisht pengesave që i bëhen nga politika“, tha Sula për “News24”.
Lini një Përgjigje