TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 17:56

Vota e diasporës, Basha: Rama nuk e do këtë gjë, por ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund!

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, Basha: Rama nuk e do këtë gjë, por ne jemi

Kryetari i PD,  Lulzim Basha, ka folur sa i përket votës së diasporës. Ai tha se është një detyrim por Edi Rama nuk e do një gjë të tillë.

Përmes një postimi në rrjete sociale Basha tha se PD është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës. Ndërsa ditën e djeshme shqiptarë të diasporës, hynë në Kuvend me pankarta dhe protestuan për të drejtën e votës së tyre.

“Edi Rama nuk e do Votën e Diasporës! Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.

Angazhimi ynë që nga viti 2016 është që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë.  Vota e diasporës nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është përmbushje e një detyrimi ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

Të vendosur që vota e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë në emigracion, të ketë peshë të plotë në vendimmarrje të rëndësishme politike!”, u shpreh Basha.

vota e diaspores

Lini një Përgjigje