TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 17:34

“Turp dhe amorale”, Çollaku për amnistinë: Pazar banal për të liruar të dënuarit për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

“Turp dhe amorale”, Çollaku për amnistinë: Pazar

Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar në emër të Partisë Demokratike lidhur me përfitimin nga amnistia të zyrtarëve të dënuar nga GJKKO për korrupsion.

Çollaku thekson se është hipokrite të bërtasësh për SPAK e Drejtësi të re dhe nga ana tjetër të shkallmosh e të bësh zero rezultatin e punës së tyre.

“Është e padrejtë, është amorale, është e pandershme, të përdorësh nevojën e njerëzve, besimin e publikut dhe sakrificat e demokratëve për të justifikuar e mbuluar pazare banale, lëshuar e përfituar favore të paprincipta. Është hipokrite të bërtasësh për SPAK e Drejtësi të re dhe të shkallmosh e bësh zero rezultatin e punës së tyre. Ndërsa stërkala e çorbës së pazarit derdhej nga goja në sallën e Parlamentit, mbi 100 të dënuar për korrupsion u liruan nga atentati ndaj SPAK që e quajtën amnisti", thekson Çollaku.

Sipas Çollakut, ndërsa lirohen të korruptuarit, protestuesit demokratë vazhdojnë kalvarin e gjyqeve dhe persekutimit. Ai e cilëson një histori turpi.

“Ndërsa ata, demokratët e protestave që prej vitesh enden dyerve të gjykatave, ata në emër të të cilëve u gatua gjithë ky pazar, mbetën njëlloj të kërcënuar e të detyruar të vazhdojnë kalavarin e gjyqeve dhe persekutimit. Asnjë fjalë më shumë se turpi nuk meriton kjo histori. TURP, nëse ju ka mbetur pak ndërgjegje për të kuptuar çfarë është”, shprehet Çollaku.

kreshnik collaku amnistia

Lini një Përgjigje