TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 14:21

Skandali me Shkollën e Magjistraturës, opozita thërret Arben Rakipin të japë llogari tek “Ligjet”

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me Shkollën e Magjistraturës, opozita thërret Arben

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut pas skandalit që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës.

Shkresa e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, 9 deputetë të tjerë të PD dhe deputetë të Partisë së Lirisë, kanë kërkuar që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë, duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 74 që ishte publikuar në fillim.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të jepen shpjegime se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total.

Për të gjitha këto shqetësime dhe disa të tjera të trajtuar në kërkesë, deputetët e opozitës kërkojnë që të mërkurën, ora 10:00, të mblidhet komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut, ku të raportojnë Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

Skandali me Shkollën e Magjistraturës, opozita thërret ArbenSkandali me Shkollën e Magjistraturës, opozita thërret ArbenSkandali me Shkollën e Magjistraturës, opozita thërret Arben

magjistratura komisioni i ligjeve arben rakipi

Lini një Përgjigje