TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 13:05

"Liria e shtypit kërcënohet nga politika", Tabaku: Rama po ushtron presion ndaj gazetarëve

Shkruar nga Pamfleti

"Liria e shtypit kërcënohet nga politika", Tabaku: Rama po

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në ditën e Lirisë së Shtypit, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se dhuna verbale dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga pushtetarë që mendojnë se janë të paprekshëm gërryejnë themelet e demokracisë.

Tabaku theksoi se prej 12 vitesh liria e medias në Shqipëri ka vijuar rënien, duke shtuar se në këtë dekadë kemi parë nga PS një sulm të vazhdueshëm asimetrik ndaj medias, shpifje dhe fushata që kanë pasur synim sulmin ndaj gazetarëve që kanë kërkuar të vërtetën dhe kanë investiguar për të zbuluar rastet korruptive.

Deputetja demokrate u shpreh se Shqipëria degradon në renditjen për median e lirë e se si politika e pushteti ushtron presion.

"Prej 12 vitesh liria e medias në Shqipëri ka vijuar rënien, duke shënuar jo rrallë kthim në një kohë që duket e largët në distancë, por jo mentalitet.

Dhuna verbale karshi gazetarëve, mungesa e transparencës, vetëçensurimi i tyre dhe ndër të tjera kërcënimi nga pushtetarë që mendojnë se janë të paprekshëm gërryejnë themelet e një demokracie që është e dobët, por që duhet të forcohet.

Kemi parë në këtë dekadë qeverisje socialiste një sulm të vazhdueshëm asimetrik ndaj medias, shpifje dhe fushata që kanë pasur synim sulmin ndaj gazetarëve që kanë kërkuar të vërtetën dhe kanë investiguar për të zbuluar rastet korruptive.

Kemi dëgjuar nga gojët e disa politikanëve dhe pushtetarëve të rinj në moshë, por të vjetër në sjellje e mendësi, se si kanë drejtuar fjalët e tyre ndaj gazetarëve duke i etiketuar “vrasës me pagesë” vetëm përse kanë kryer detyrën e tyre si gazetarë.

Media ka qënë e vazhdon të jetë një fushë e kriter në procesin e integrimit, pronësia e medias, ndikimi i pushtetit në kronikat editoriale, censurimi dhe vetëcensurimi. Por, më tepër të drejtat e gazetarëve, si dhe paga dhe trajtimi i tyre janë çështje me të cilat ne duhet të ishm marrë prej vitesh. Ndërkohë vit pas viti ne shohim se si Shqipëria degradon në renditjen për median e lirë e se si politika e pushteti ushtron presion.

Ka shumë lakmues të demokracisë; po një nga shtyllat kryesore është media e lirë. Koha të marrim një tjetër drejtim", shkruan Tabaku.

tabaku rama kercenim gazetare

Lini një Përgjigje