TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 11:25

"U amnistuan të korruptuarit", Basha: Hipokrizia ka arritur kulmin, Ulsi Manja i tregon SPAK si të luftojë korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti

"U amnistuan të korruptuarit", Basha: Hipokrizia ka arritur

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka komentuar deklaratat e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pak më parë.

Ai tha se Manja u tregon prokurorëve se si të luftojnë korrupsionin, kur është vetë ai që ka liruar nga burgu të arrestuarit për korrupsion. Kjo sipas Bashës tregon se hipokrizia ka arritur kulmin. Ai tha gjithashtu se Amnistia Penale është një atentat ndaj Reformës në Drejtësi.

"Autori i amnistisë së korruptuarve shkon dhe jep leksion SPAK si duhet luftuar korrupsioni. Qeveria ka rënë moralisht. E urdhëron administratën të hesht dhe kërcënon me largim nga puna nëse denoncon punonjësit e tyre. Është e qartë se këtu hipokrizia ka arritur në majat të larta të mjerueshme. Politika e kalbur do të lirojë ata që prokurorët guximtar dhe gjyqtarë i kanë dënuar sepse i kanë kapur në flagrancë në afera në kurriz të qytetarëve. E njëjta gjë në raport me të tjera aspekte të bashkëpunimit të SPAK me institucione ndërkombëtare. U jepet leksion në vend se të ndryshohet ligji për të lehtësuar komunikimin mes institucioneve të luftës ndaj korrupsionit me të huaja, apo për të furnizuar SPAK për të kryer punë pa pengesa. Ndaj i vetëdijshëm për pengesat që po i vihen mbi dhe nën rrogoz e pafalshme që një person që duhet të jap llogari pse gënjeu shqiptarët kur tha se nuk ka përfitues nga amnistia të dënuar nga GJKKO , si ka mundësi që ky person të jap leksion SPAK për luftën ndaj korrupsionit", tha Basha.

 

basha ulsi manja korrupsion spak

Lini një Përgjigje