TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 15:56

"Qeveria ka humbur busullën", Sula: SPAK ka dhënë rezultate, por duhet të bëjë më tepër

Shkruar nga Pamfleti

"Qeveria ka humbur busullën", Sula: SPAK ka dhënë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar situatën politike aktuale në vendin tonë.

Sula theksoi se Shqipëria është shndërruar në Republikë Kryeministrore, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare bën aventurë me jetën e shqiptarëve.

Sipas tij, anëtarët e qeverisë duket se janë në një varkë të mbushur me flori dhe se kanë humbur busullën.

“Jemi Republikë kryeministrore. Qeveria është si aventurierët, janë në një varkë me flori që ka humbur busullën. Politika në Shqipëri sa vjen dhe ka degraduar. Media ka shumë rëndësi për demokracinë në Shqipëri, kam shumë respekt për gazetarët në vendin tonë. Media ne kemi thënë se është pushtet i katërt, por do thosha se ka shumë rëndësi për demokracinë tonë”, theksoi Sula për News 24.

Ndërkohë, në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, Sula ndjen keqardhje që mediat po shantazhohen.

“Në SPAK janë katër prokurorë së paku, që janë me integritet dhe shumë të ndershëm. Është për të ardhur keq që mediat po shantazhohen. SPAK deri tani ka rezultate pozitive, por duhet të bëjnë më tepër, që të besojmë se nuk ka persona të paprekshëm. Këta në pushtet bëjnë propagandë, që të bën lavazh truri. Kanë ikur 1 milionë shqiptarë. Ikja e mazhorancës është domosdoshmëri për Shqipërinë”, deklaroi Sula.

dashnor sula qeveria mediat mazhoranca

Lini një Përgjigje