
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar prerë gjatë një konference për mediat, kur është pyetur lidhur me bashkëpunimin mes opozitës dhe mazhorancës.
Berisha ka përjashtuar kategorikisht bashkëpunimin me socialistët e Edi Ramës, pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Berisha pohoi se opozita do të nisë betejën me protesta, deri në qeveri teknike.
“Nuk ka më bashkëpunim me mazhorancën e krimit dhe drogës. Ne nisim betejën tonë si rrugën e vetme për qeveri teknike.
Adriatik Lapaj ka nisur një aksion që e mbështet. Ai zotëri ka vendosur që të bëjë maksimumin e tij. Kaq mund të them për të”, tha ai.
Lini një Përgjigje