Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me fermerë të qarkut të Elbasanit. Gjatë takimit Rama theksoi se BE vjen si bekim për ata që janë përgatitur dhe mallkim për ata që s’janë gati.
“BE vjen si bekim për ata që janë përgatitur dhe mallkim për ata që s’janë gati. Janë katër vjet dhe janë të mjaftueshme për t’u përgatitur për atë ditë, që ajo ditë t’ju gjejë gati për të hedhur hapa të tjera para. Jo t’ju rrëzojë një furtunë. Ju ftoj të jeni më aktivë në mbështetjen financiare”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Kryeministri Edi Rama ndër të tjera, deklaroi se mandati i ri qeverisës është më i vështiri për nga pesha e sfidave. Lidhur me raportin import-ekpsort, Rama tha se synon të arrijë raportin 3 eksport 2 import.
"Ajo që është e rëndësishme, kemi përmbysur raportin e eksporteve me importet. Synimi ynë është të arrijmë 3 eksport, 2 import kur vjen puna te prodhimi bujqësor. Vetëm në skemën kombëtare kemi një buxhet gati dyfishi i vitit që po përfundon. Sa i përket skemës direkte, të gjitha pagesat do të mbyllen brenda këtij viti, 100%", tha Rama.
Lini një Përgjigje