Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dha komentin e tij lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani.
Në një dalje për mediat Balla pohoi se Shabani ishte kandidaturë e sjellë nga opozita. Sipas Ballës, Shabani është emri më i mirë i zgjedhur ndonjëherë në këtë post.
“I uroj suksese Avokatit ë Ri të Popullit. Ditën e enjte, siç e përcakton kushtetuta, duhet të paraqitet në seancë për t’u betuar në Kushtetute. Ndajmë të gjithë vlerësimin që Endri Shabani është kandidaturë që vjen nga opozita. Ky është rasti më i mirë i zgjidhjes ndonjëherë i Avokatit të Popullit. Erdhën 6 kandidatura nga opozita, hynë të 6-ta në votim, dhe u vendos një prej tyre. Unë kam thënë se Avokati i Popullit s’do të jetë politik. Ne votuam kandidatin që solli opozita”, tha ai.
Lini një Përgjigje