TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 13:27

Ligji për “spiunët” në administratë, Manja përplaset me Tedi Blushin: Ti i bie bilbilit kot

Shkruar nga Pamfleti
Ligji për “spiunët” në administratë, Manja
Ligji për “spiunët” në administratë, Manja përplaset me Tedi Blushin në Komision

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016, “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, të ndryshuar”, nismë e deputetit Erion Malaj, kryetari i komisionit Ulsi Manja është përfshirë në një debat me anëtarin Tedi Blushi.

Debati në komision:

Ulsi Manja: Projektligji ose siç njihet ndryshe projektligji bilbil-fryrësve. Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, nismë e deputetit Erjon Malaj.

Flet pa mikrofon Tedi Blushi

Ulsi Manja: Duro mor burrë, duro. Se do të të bie radha për të folur dhe do ti konsumosh kot.

Flet pa mikrofon Tedi Blushi

Ulsi Manja: I kemi bashkuar nismat, ky quhet në gjuhën tjetër, quhet ligji i bilbil-fryrësve zoti Blushi, por duke qenë se në variantin ekzistues nuk i kanë rënë shumë njerëz bilbilit me ligjin e vjetër, kemi sjellë ligjin e ri që t’i bien më shumë njerëz bilbilit për të luftuar korrupsionin në administratën publike.

Tedi Blushi: Nuk i dëgjoni kur i biem bilbilit.

Ulsi Manja: Ça t’i dëgjojmë se ti ke gjithë ditën që i bie bilbilit kot.

 

 

manja përplaset me tedi blushin ligji për “spiunët”

Lini një Përgjigje