TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 13:21

Rama porosi fermerëve: Bëjuni 'presion' kryebashkiakëve, duhet të marrin përgjegjësi! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama porosi fermerëve: Bëjuni 'presion'
Edi Rama takim me fermerët

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Elbasan deklaroi se mbështetja e qeverisë për zhvillimin e sipërmarrjes nuk mjafton. Sipas tij fermerët duhet t'u bëjën 'presion'  bashkive që të marrin në dorë të gjithë përgjegjësinë që i takon sa i përket zhvillimit të fshatit. 

Rama u çoi sinjal kryebashkiakëve se duhet të jenë te tokat së bashku me ata që punojnë tokën. 

“Nuk është më tek vullneti dhe fuqia e qeverisë për të mbështetur rritjen e sipërmarrjes në qeveri, por është mungesa e një sipërmarrje aktive në kërkim të fondeve me projektet e duhura dhe formulat e duhura. Këto gjera bëhen me aleancat e duhura dhe për këtë arsye është rektori i UBT, jemi këtu për t’iu dhënë asistencën e nevojshme që të ecim shumë më shpejt përpara. Bashkërisht, qeveria dhe ju duhet ti vendosni bashkitë në presion pozitiv, për të shtyrë që të marrin në dorë të gjithë përgjegjësinë që i takon sa i përket zhvillimit të fshatit. Kryetarët e bashkive pas reformës administrative territoriale janë kujdestare të barasvlershme qoftë të qytetit qoftë të fshatit, por ende sot në shumicën e rasteve ata fshatin e shohin për të bërë  punët komunale të qytetit. Këto janë të rëndësishme, por më e rëndësishme te fshati është toka që prodhon dhe janë ata që janë tek toka. Bashkia duhet të jetë aty te toka me ata që punojnë tokën.

Bëni që paraja të mos mungojë për projektet për investime dhe transformimet e nevojshëm për fermat tuaja. Dua që këto vite të jenë vitet e krijimit të ndërmarrje të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve. Ndërmarrjeve që punojnë dhe që sjellin më shumë të ardhura për ju, jo për ne, as për qeverinë dhe as për bashkinë”, tha Rama.

edi rama takim me fermeret

Lini një Përgjigje