Sali Berisha, kreu i PD-së, gjatë një konference për mediat, tha se firmat për Endrit Shabanin janë tërhequr me firmë, ndërsa shtoi se rruga e vetme është protesta.
Madje Berisha tha se kush ka guxim duhet t’i bashkohet protestës së 22 dhjetorit.
“Fjalët nuk i merr era. Firmat nuk janë fjalë. Firmat janë tërhequr me firmë.
Pra, ndjesa është kërkuar, normale, por firmat e dhëna për Endrit Shabanin, janë tërhequr jo me fjalë, se edhe me fjalë mund të tërhiqeshin, por janë tërhequr me firmë nga secili.
Pra, firmat janë bërë zero nga ata që kishin firmosur. Ka një problem këtu. Ka një propagandë të shpifur, me të cilën Edi Rama përpiqet të lajë duart si Ponc Pilati.
Dhe u them demokratëve mos u mashtroni. Dhe u them qytetarëve mos u mashtroni. Se Endrit Shabani kurrë nuk është zgjedhur me firmat e deputetëve demokratë. Se çdo deputet demokrat, me firmë ka tërhequr firmën që i është dhënë, në një kohë kur ekzistoi një lloj koalicioni për Bashkinë e Tiranës.
Pra, e vërteta është kjo. Propaganda është propagandë. Unë u kërkoj demokratëve të shohin të vërtetën në sy dhe jo propagandën mashtruese të Edi Ramës dhe kriptoramistëve se nuk sjell asnjë dobi”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje