TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2026, 14:30

“Nuk e lenë të takojë as prindërit e sëmurë”, Balliu viziton Metën: Te qelia e tij nuk punon alarmi i emergjencës

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk e lenë të takojë as prindërit e
Ilir Meta në GJKKO

Klevis Balliu, deputet i PD-së, ka vizituar sot në paraburgim Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Balliu u shpreh se pavarësisht se Meta ishte në “top formë”, atij i mohohen disa të drejta shumë të rëndësishme, madje edhe njerëzore.

Ai tha se ishte informuar nga Meta se prej 18 muajsh nuk po lejohet të takojë as prindërit e sëmurë, ndërsa qelia ku qëndron është e vetmja që nuk ka sinjalizues për të kërkuar ndihmë.

Balliu tha se synonte të diskutonte disa çështje me Metën, por shtoi se gjatë takimit mori sqarime prej tij lidhur me situatën në të cilën ndodhet. Ai ngriti pretendime për kushtet në qeli, duke theksuar se, sipas tij, “e vetmja qeli ku nuk funksionon sinjali për të thirrur policinë është ajo e Ilir Metës”.

Deputeti i opozitës deklaroi gjithashtu se ish-presidenti kërkon mundësi për të zhvilluar takime me deputetët e forcës së tij politike, ndërsa shtoi një element personal, duke pohuar se Meta nuk ka takuar prindërit e tij të sëmurë prej 18 muajsh për shkak të kufizimeve në listat e vizitave.

Në deklaratën e tij, Balliu tha se Meta kërkon që seancat gjyqësore të jenë publike, me qëllim që, sipas tij, qytetarët të informohen drejtpërdrejt mbi akuzat. Ai pretendoi gjithashtu se rasti i Metës është “unikal” dhe se ish-presidenti ndodhet në paraburgim prej afro dy vitesh pa një akuzë të formalizuar.

Balliu shtoi se Meta ndjek zhvillimet publike dhe, sipas tij, është “në gjendje të mirë” dhe “i qartë për situatën”.

Sot isha në burgun ‘313’ ku bëra një inspektim dhe takova Metën. Unë kisha dëshirë që ta sqaroja për disa gjëra, por në fund më sqaroi ai mua. E vetmja qeli ku nuk punon sinjali për të thirrur policinë është ai i Ilir Metës.

Ajo që kërkon Meta më minimalja është që të ketë takime me deputetët e tij. Mund të them edhe diçka personale është se ai prej 18 muajsh që nuk takon prindërit e sëmurë, sepse këtu çdo gjë bëhet me një listë të kufizuar. E vetmja gjë që ai kërkon është që seancat të jenë publike që qytetarët të dëgjojnë se ku Ilir Meta ka vjedhur një cent shtetit shqiptar. Rasti i Metës është unikal. Sot ky njeri mbetet aty, në shkelje të ligjit.

Meta bën gati 2 vite që ndodhet në paraburgim pa asnjë akuzë. Meta i ka ndjekur të gjitha reagimet, ai ndodhet në top formë. Meta është super i qartë për çdo gjë. Një njeri që ka bërë krimet i fshihet kamerave”, tha Balliu.

 

meta balliu qelia

1 Komente

  1. D
    Dori

    E mo boll me kto narrativa! Sa vete kan vdek apo u kane vdek te afermit prej ketyre shtazeve perbindesha parash, meritokracie. Nuk na dhimbset aspak, vetem ndokujt qe e ngriti kot

    Lini një Përgjigje