TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2026, 19:06

“Nuk e kam fokusin tek zgjedhjet”, Korreshi: Protesta e opozitës, strategji e detyruar

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e kam fokusin tek zgjedhjet”, Korreshi: Protesta e

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaroi se aktualisht fokusi i opozitës është protesta e paralajmëruar më 8 maj, duke lënë në plan të dytë diskutimet për zgjedhjet për kryetar të partisë.

Në një intervistë për “News24”, ai u shpreh se situata politike dhe kufizimet ndaj opozitës e kanë detyruar këtë të fundit të ndjekë rrugën e protestës.

“Di që po bëhemi gati për datën 8 maj. Me thënë të drejtën nuk e kam mendjen te zgjedhjet. Është më e rëndësishme ajo që kemi në plan se sa kush do jetë kryetar. Ka rëndësinë e vet edhe kryetari i partisë, por jemi në terren…”, tha Korreshi.

Deputeti shtoi se organizimi i protestës është bërë më i vështirë, duke përmendur edhe faktorë ekonomikë si rritja e çmimit të naftës, ndërsa theksoi se opozita po ndryshon strategjinë e saj.

“Lëvizja është vështirësuar edhe për shkak të rritjes së naftës. Ne jemi munduar të ndryshojmë organizimin. Sa më pak të merret vesh nga shokët e policisë… Është një strategji e detyruar, na mohohen interpelancat, fjala jonë… nuk kemi mundësi tjetër përveçse komisionet dhe atje shoku Rama nuk vjen… dhe jemi detyruar të ndjekim këtë rrugë”, u shpreh ai.

Lidhur me punën e SPAK, Korreshi tha se institucioni ka treguar se mund të çojë çështjet deri në fund, por theksoi se sfidat mbeten.

Krimi i organizuar gëlon, pastrimi i parave është problem ende. Dhe mendoj që SPAK duhet të ketë një imazh tjetër”, deklaroi deputeti.

Ai komentoi gjithashtu seancën gjyqësore në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke u shprehur në favor të transparencës.

“Nuk ka asgjë të keqe të jetë transparente, vetëm nëse ka dëshmitar kompleks… Nuk ka asgjë të keqe të debatohen provat. Më mirë të jenë me dyer të hapura, ndoshta edhe pse kanë një interes të madh publik ndaj këtyre zyrtarëve që kanë pasur pozicione të larta”, përfundoi Korreshi.

deputeti pd saimir korreshi

Lini një Përgjigje