
Shumë qytete të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu mbrëmjen e sotme. Në Tiranë pati stuhi dhe breshër të fuqishëm, duke krijuar probleme në qarkullim. Por duket se të vetmit që i prishi punë kjo stuhi është Sali Berisha. Ish-kryeministri ka anuluar fjalimin e përnatshëm nga dritarja.
Për shkak të reshjeve qytetarët janë larguar nga rruga poshtë pallatit. Pra atë që nuk e bëri dot SPAK, e bëri natyra.
“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike dhe pamundësisë për të realizuar lidhjen teknike, protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet” – u tha në një njoftim të zyrës së shtypit dhe komunikimit të Partisë Demokratike.
Lini një Përgjigje