TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Gusht 2024, 19:48

Sondazhi i “Pamfletit”: Partitë tradicionale zbresin në minimumin e tyre, marrin hov partitë e reja!

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi i “Pamfletit”: Partitë tradicionale zbresin në

Ajo që bie në sy është se qytetarët kanë filluar të kenë besim te partitë e reja, teksa besimi te partitë e vjetra po venitet...

Shqipëria për pak muaj hyn në vit zgjedhor, pasi rreth prillit apo majit qytetarët do të duhet të votojnë për Parlamentin e ri. Sapo politika të kthehet nga pushimet javën që vjen, menjëherë pritet të ndizen motorët e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare. Kryeministri Rama do mbledhë ministrat dhe më pas Asamblenë e PS, ku do të caktohen drejtuesit politikë. PD nga ana tjetër po ashtu do të caktojë koordinatorët dhe do rifillojë takimet në bazë.

Por, a mund të kemi një parashikim për atë që do të ndodhë në zgjedhjet që vijnë? Ndonëse jemi ende disa muaj larg, “Pamfleti” një javë më parë hapi një sondazh online se për kë parti do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani. Në sondazh kanë marrë pjesë afro 3400 persona, çka është një lloj treguesi, edhe pse sondazhet online nuk mund të merren për bazë si sondazhet që zhvillohen me telefon apo derë më derë. Secili qytetar ka pasur të drejtë të votojë vetëm njëherë.

Përtej asaj se kush ka më shumë vota, bie në sy se qytetarët janë mërzitur me PD dhe PS. Sipas sondazhit, të dyja janë me 25 dhe 24 për qind të votave. Ky është minimumi historik që kanë të dyja këto forca politike. Kjo tregon se qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës me to. Element tjetër është se Partia e Lirisë dhe PDIU janë më pak të pëlqyerat, pasi nuk përfliten fare.

Por, ajo që bie në sy është se qytetarët kanë filluar të kenë besim te partitë e reja dhe sidomos te Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashka e Arlind Qorit. Të dyja janë me 13 dhe 14 për qind. Ndërkohë më pak kuptohet Nisma Thurje. Pra duket se pak nga pak dominimi i partive të vjetra po venitet dhe ndoshta shqiptarët e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme me Metën, Berishën dhe Ramën.

Po sipas sondazhit, një numër shumë i madh nuk janë për asnjë prej këtyre forcave, që do të thotë se do të ketë një bojkot të madh. /Pamfleti

Sondazhi i “Pamfletit”: Partitë tradicionale zbresin në
Rezultatet e sondazhit

Lini një Përgjigje