TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2024, 19:51

Mot i ‘çmendur’ në Tiranë, stuhi dhe reshje të dendura breshëri në kryeqytet

Shkruar nga Pamfleti

Mot i ‘çmendur’ në Tiranë, stuhi dhe reshje të

Moti në Shqipëri ka marrë kthesë të jashtëzakonshme.

Tirana është përfshirë mbrëmjen e sotme nga reshje të dendura të shiut dhe të breshërit.

Bëhet me dije se si shkak i reshjeve të dendura të shiut, ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar trafik të rënduar.

Ndërkohë edhe në qytetin e Elbasanit raportohen reshje të dendura, të cilat kanë krijuar edhe përmbytje në disa zona.

Stuhi e reshje ka pasur edhe në Bulqizë duke shkaktuar përmbytje.

Lini një Përgjigje