TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2024, 16:48

Krimi në vend, Ngjela: Gjykatat dhe prokuroritë në rreth vijojnë të blihen lehtë, bandat lidhje edhe me politikën

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në vend, Ngjela: Gjykatat dhe prokuroritë në rreth

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar aksionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme ndaj personazheve të njohur të botës së krimit, por edhe vrasjet dhe plagosjet që kanë plasur së fundmi në Shqipëri.

Në një reagim për gazetën “SOT”, ai u shpreh se ministri i Brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për gjithë këtë situatë. Avokati thotë se SPAK, arreston kriminelët, ndërsa institucionet tjera të drejtësisë me Prokurori, Gjykata i lirojnë pasi janë të blera nga krimi.

Sigurisht nëse kjo do të vazhdojë pasi kjo ishte e beftë, të jemi realist. Nëse ky krim do të vazhdojë e do të ecë kështu, domosdoshmërisht që ministri i Brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi. Por edhe pushteti Gjyqësor nuk ka funksionuar mirë pasi i liron nga qelia. Madje krimi merr kurajo kur di se blen pushtetin gjyqësor. Nuk e kam fjalën për SPAK-un, por institucionet tjera të drejtësisë me Prokurori, Gjykata, i ka blerë dhe kjo i jep forcë pasi krimin paguan dhe dalin nga burgu. Të shohim sesi do të vijojë kjo çështje nëpërmjet asaj që do të shohim këtej e tutje pasi vetëm me kaq nuk mund të vlerësojmë sesi ka ecur krimi”, u shpreh Ngjela.

Avokati komenton dhe inkriminimin e policie. Sipas tij e vetmja mënyrë që shteti të funksionojë në mënyrë të drejtë është që të ketë reagim nga media dhe opinioni publik. “Ajo është në dorë të kryeministrit. Shtypi duhet të akuzojë kryeministrin për këto që ndodhin në Policinë e tij. Vetëm opinioni publik mund të detyrojë kryeministrin të drejtojë shtetin në mënyrë më të mirë. Vetëm opinioni publik duhet të detyrojë kryeministrin të drejtojë shtetin në mënyrë të drejtë. Krimi i ka blerë gjithmonë ata. Të shohim si do të ecë çështja pasi është dhe SPAK-u në mes dhe krimin e organizuar dhe personat zyrtar që janë të inkriminuar i ka SPAK-u e të shikojmë nëse do të godasë”, tha avokati.

Ngjela komentoi dhe goditjet e SPAK në politikë dhe lidhjet e tyre me krimin. “Lidhja me krimin e korrupsionin vazhdon. Korrupsioni është goditur. Janë pesë ministra e gjithë ata kryetar bashkish dhe një ish-kryeministër i arrestuar për korrupsion. Deri tani SPAK-u po punon mirë, është i ngadaltë pasi kështu janë marrëdhëniet dhe punët në Shqipëri. Por ato punë që i ka bërë, i ka bërë”, tha ai.

Lini një Përgjigje