TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2024, 14:17

Mbytja e jahtit të manjatit britanik, gazetarja: Po hetohet për vrasje të shumëfishtë!

Shkruar nga Pamfleti
Mbytja e jahtit të manjatit britanik, gazetarja: Po hetohet për vrasje

Gazetarja Alba Kepi ka raportuar në lidhje me hetimet që po zhvillojnë autoritet atje, për të zbuluar shkaqet e mbytjes në pak sekonda të jahtit ‘Baysen’ të manjatit britalink, Lynch, së bashku me 6 anëtarë të tjerë në bord.

Sipas gazetares Kepi, Prokuroria po heton kapitenin e jahtit për ‘vrasje të shumëfishtë’, pasi është e papranueshme për autoritetet që ai ka braktisur ekuipazhin.

"Po hetohen për vrasje të shumëfishtë, ka deklaruar prokuroria. Për të zbuluar çfarë ka ndodhur, e papranueshme që kapiteni i jahtit ka kryer këtë akt, duke braktisur anijen dhe të linte vetëm në bord anëtarët e jahtit.  Po synohet të ketë një operacion të dytë, për të sjellë rikuperimin e jahtit, nëse portat e jahtit ishin të bllokuara apo të hapura. Kjo mund të sjellë surpriza në ditët në vijim, sipas hetimeve. Italia ka sjellë në këtë ngjarje, ekspertët më të mirë për të gjetur trupat e viktimave. Ishte një jaht i sofistikuar, ishte e pamundur që mund të kishte një mbytje të tillë. Alarmi s’është lëshuar në kohë dhe kapiteni s’ka marrë masat e nevojshme .Synimi, është rikuperimi i mjetit lundrues dhe të bëhet një ekspertizë teknike se çfarë ka ndodhur".-tha gazetarja. 

Lini një Përgjigje