
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitoron zhvillimet në kompaninë turke Kurum International, e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.
Ndërsa, një grup prokurorësh të Durrësit dhe oficerësh të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë turke, ku kanë bllokuar dokumentacionin dhe arkivat e saj në lidhje me anijen me mbetje toksike të nisura drejt Tajlandës.
Si pasojë, me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë.
Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live”, analisti Arben Meçe, i cili e ka konsideruar veprim të drejtë nga ana e shtetit shqiptar, që të hetojë origjinën e mbetjeve.
Sipas analistit, ka një procedurë që duhet zbatuar dhe ndërprerja e menjëhershme e kontratave të punës është një shkelje ligjore
“Kjo është një ngjarje që vërtetë tërheq vëmendje. Duhet theksuar që nuk janë mbetje toksike, por referuar origjinës së tyre janë mbetje toksike që nuk bllokohen, por vijnë nga kompania Kurum.
Por ajo që mbetet të pyesim tani është a ka kapacitet që Kurumi ta prodhojë? A mos ndoshta ka fshehur prodhimin në fabrikë? Kështu janë disa pyetje që bëhen. E rëndësishme është që të kuptojmë origjinën reale të këtyre mbetjeve dhe a i ka prodhuar vetë Kurum këto mbetje.
Ka një procedurë që duhet zbatuar dhe ndërprerja e menjëhershme e kontratave të punës është një shkelje ligjore. Duhet që këto përgjigje të vijnë nga organet tona dhe duhet bërë transparencë”, tha analisti.
Lini një Përgjigje