TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2024, 10:34

Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Arben Lamçen

Shkruar nga Pamfleti

Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Arben Lamçjan, i ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova.

Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë i hetuar në dosjen "Plumbi i artë", i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja në Elbasan.

50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg ne mungesë.

SPAK, pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.

Lamçja informon porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij. Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250 mijë euro dhe për eliminimin fizik të tij 500 mijë euro.

Gjithashtu Arben Lam֛çja akuzohet nga SPAK, se për llogari të tij, ka pastruar para që kanë pasur burim veprimtari kriminale.

Lini një Përgjigje