TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2025, 12:37

Noka debat me Spiropalin: Asgjesimin e fjalës së lirë e ka bërë Mamica e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Noka debat me Spiropalin: Asgjesimin e fjalës së lirë e ka

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe kryetares së parlamentit, Elisa Spiropali.

Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës dhe cënimin e lirisë së fjalës në këtë legjislaturë. Ai i tha Spiropalit në një moment “Mamicë”.

Spiropali iu përgjigj duke i kërkuar Nokës të tregojë respekt dhe paralajmëroi heqjen e së drejtës së fjalës.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Në parlament vlon histeria moniste kundër opozitës. Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm.

Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament, sepse kurrë nuk mund të imagjinohej që parlamenti të kthehej në një vend, ku liria e fjalës tentohet që të asgjësohet. Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e parlamentit…

Elisa Spiropali: Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur, sepse do iu heq të drejtën e fjalës.

Flamur Noka: Ky parlament ka noterizuar çdo gjë të qeverisë dhe të Sulltanit të Surrelit. Vota e lirë është asgjësuar.

Lini një Përgjigje