TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2025, 11:36

"Keni nxirë Shqipërinë"/ Tabaku i përgjigjet Gogut: Mos u shqetëso për opozitën, po për korrupsionin dhe zgjedhjet farsë!

Shkruar nga Pamfleti

"Keni nxirë Shqipërinë"/ Tabaku i përgjigjet

Deputetja Jorida Tabaku iu kundërpërgjigj me replikë kolegut socialist Toni Gogu, i cili akuzoi opozitën për nxirjen dhe baltosjen e Shqipërisë në Europë si një vend narkoregjim.

Tabaku tha se Gogu dhe PS nuk duhet të shqetësohen për opozitën, por për korrupsionin dhe mungesën e standardeve dhe zgjedhjeve farsë të 11 majit.

“Mos ia qani hallin farë opozitës zoti Gogu, mos u shqetëso aspak për opozitën. Ti duhet të shqetësohesh për baltën ndaj Shqipërisë, për zgjedhjet e manipuluara në raportet që lexohen atje në Parlamentin Evropian, shqetësohu për korrupsionin dhe këtu citoj raportin që do lexohet më 9 korrik. Shqetësohu për baltën që ka hedhur mazhoranca dhe jo opozita.

Opozita e ka kryer detyrën e saj me përsosmëri. Nuk është bllokuar ky proces asnjëherë prej nesh, por prej jush. Prej mungesës së standardeve, ashtu siç do e bllokoni për zgjedhje, as në standarde ballkanike. Duhet të shqetësoheni për mungesën e standardeve, sepse nuk janë plotësuar, për këto duhet të shqetësoheni ju dhe jo për hallet e opozitës. Opozita i zgjidh vetë hallet e saj”, tha Tabaku.

 

Lini një Përgjigje