Zjarr i madh që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan, duke shkaktuar shqetësim të madh publik, ka shkatuar tensione edhe në Kuvend ditën e sotme.
Deputeti i PD, Qani Xhafa, deklaroi në Kuvend se flakët janë të qëllimshme dhe synojnë zhdukjen e provave pas hetimeve të Prokurorisë.
Ai paralajmëroi për një masakër mjedisore në këtë zonë. Xhafa i bëri thirrje qeverisë të ndërhyjë urgjentisht dhe të zhvendosë vendgrumbullimin e mbetjeve.
"I është vënë zjarri fushës së mbetjeve në Elbasan, pas hetimeve të Prokurorisë. Zjarri është i qëllimshëm, është vënë zjarri për të zhdukur provat. E kam thënë se në Elbasan do ketë masakër mjedisore. I bëj thirrje qeverisë, që fusha e mbetjeve të bllokohet dhe të gjendet vend tjetër për këto mbetje urbane.", tha deputeti.
Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin deri në shtator, kur do të konstituohet legjislatura e te, por nga java e ardhshme nuk do të kenë më ‘fuqi’ për të miratuar ligje.
Seanca nisi në orën 10:00 dhe në rend dite janë një sërë projektligjesh, mes tyre Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja, e cila mori “Ok” pak ditë më parë në Komisionin për Dezinformimin, si dhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Po ashtu, në rend dite është edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.
Lini një Përgjigje