TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2025, 11:05

Zjarri te landfilli në Elbasan, Tabaku: Kuvendi të mbajë përgjegjësi për kontratat korruptive të inceneratorëve!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri te landfilli në Elbasan, Tabaku: Kuvendi të mbajë

Që në nisjen e seancës parlamentre, e fundit për këtë legjislacion, opozita ka ngritur zërin për zjarrin në landfillin e Elbasanit, e cila për shkak të djegies së kodrave me mbetje ka rrezikuar jetën e banorëve pas çlirimit të tymit toksik.

Pas kligjvënëses demokrate, Zheni Gjergji, ishte kolegia e saj Jorida Tabaku, e cila kërkoi përgjegjësi nga Kuvendi, Ministri i Financave dhe instancat e përfshira, në lidhje me inceneratorët që nuk funksionojnë, si dhe pagesat që vijojnë të kryehen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

"Kërkoj një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E nevojshme që hetimi për 430 mln eurosh korruptiv i incenetarorëve, të vijojë diskutimin, duke qenë se çështja nuk është mbyllur. Asnjë nga inceneratorët nuk punon dhe Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi, Ministri i Financave duhet të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët. Nëse kuvendi nuk diskuton për këtë për çfarë do diskutojë. I bashkohemi kërkesë së Gjergjit për të pasur debat parlamentar për këtë çështja", u shpreh Tabaku.

 

Lini një Përgjigje