TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2025, 10:56

Deputetët dhe ministrat në Kuvend, Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët dhe ministrat në Kuvend, Rama vizitë të papritur
Rama vizitë të papritur në bashkinë e Vlorës

Sot Parlamenti po zhvillon seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të, ku në qendër të debateve është zjarrin te landfilli i mbetjeve në Elbasan.

Por teksa deputetë dhe ministrat ndodhen në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur në bashkinë e Vlorës.

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama është fotografuar në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku po zhvillon një mbledhje me kryetarin Ermal Dredha dhe stafin drejtues të institucionit.

Deputetët dhe ministrat në Kuvend, Rama vizitë të papritur

Burime nga brenda bashkisë bëjnë me dije se takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ka përfshirë edhe deputetë e ish-deputetë të qarkut Vlorë.

Në qendër të diskutimeve janë sfidat kryesore të qeverisjes vendore dhe problematikat më të mprehta që përballen qytetarët.

Sipas të njëjtave burime, tre çështjet që kanë marrë vëmendje të veçantë janë mungesa e ujit të pijshëm, gjendja e kanalizimeve dhe menaxhimi i mbetjeve urbane, problematika të cilat jo vetëm shqetësojnë banorët, por janë ngritur si prioritete edhe nga vetë kryeministri.

 

rama vizitë në vlorë

Lini një Përgjigje