TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2025, 12:19

Tensione në Kuvend, Zhupa shpërthen kundër komisionit "Braçe": Qeveria strategji që synon kontrollin dhe censurën e medias

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Kuvend, Zhupa shpërthen kundër komisionit
Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh kritikë ndaj strategjisë së qeverisë kundër ndërhyrjeve të huaja, duke e cilësuar atë si të njëanshme dhe të destinuar për të kontrolluar median.

Zhupa akuzoi ngritjen e Komisionit të Medias si një mjet për influencimin e mediave dhe interesave qeveritare, duke theksuar se strategjia e Bashkimit Europian synon transparencën, ndërsa qeveria po përpiqet të ndikojë në financimin e mediave përmes start-upeve të mbështetura nga shteti.

Ajo shtoi se financimi nga shteti i gazetarisë investigative është i papranueshëm dhe cenon lirinë e fjalës, ndërsa kritikët e institucioneve shpesh etiketohen si “baltë ndaj qeverisë”.

Zhupa përfundoi se qëllimi i strategjisë është të kufizojë fjalën e lirë në vend.

Sipas Zhupës, një komision i tillë që tanimë kërkon të bëhet ligj, është në kundërshtim edhe me vetë rregulloren e BE për transparencën.

"E nisur se kjo, nga memorandum SHBA-Shqipëri. Trump, presidenti i SHBA-së e cilësoi këtë bord dezinformimi censurues, që ju kishit marrëveshjem dhe e konsideruar si strukturë autoritare për të censuruar lirinë e fjalës. Trump e konsideroi për t’u përdorur ndaj kundërshtarëve, ndaj u zhbë ky komision dhe me vullnetin e Trump. Atë që tashmë është demaskuar nga vetë presidenti i SHBA-së, që kishte qëllime të ndryshme nga ata të shpallura zyrtarisht.

Ndryshe nga paçavurja që sillni ju, BE e ka fokusuar në transparencë. Strategjia e BE ka për synim transparencën, heqjen e llogarive false, ka për synim identifikimin e aktorëve të huaj, strategjia juaj s’i ka, por ka si qëllim forcimin e instiotucioneve në ndërhyrjen mediatike. Këto ndërhyrje legjitime, në një startegji normale duhet të rakordoheshin me BE, NATO apo me studion hibride në Holandë.

Kur ngrihet një incitucion i ri, s’e përfshini koston financiare, që është shkelje e rregullores e ligjeve në Shqipëri.

Kontrollin mediatik do ta bëjë qeveria, përmes start –up, do të bëjnë interesin e atij që jep fonde dhe më pas këto start up do vlerësojvë cilësinë e lajmit. Shteti do të mbështesë gazetarinë investigative, e thoni në projektligj. Do investigojë skandalet që do t’u presë ‘kokën’ Edi Rama, ndonjë kryebashkiak, apo skandal të opozitës.", tha Zhupa.

ina zhupa

Lini një Përgjigje