
Nis takimi i kryeministrit Rama me emigrantët shqiptarë në New York. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryeministri u prit me daulle dhe këngë popullore.
Të veshur me kostume popullore dhe qeleshe, simpatizantët takuan me entuziazëm kryeministrin Rama, njëkohësisht edhe kreun e Partisë Socialiste në Gotham Hall të New York-ut.
Pas Athinës dhe Milanos, kryeministri Edi Rama vijon turin me diasporën në New York. Ky takim vjen në një kohë kur me ndryshimet e kodit zgjedhor shqiptarët në emigracion do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 2025.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve të Amerikës. Ai shprehet se në zgjedhjet 2025 dëshiron votën e emigrantëve, për ta bërë Shqipërinë antëtare në BE në vitin 2030.
“Jam këtu sot për t’iu thënë se në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skenderbeut e Ismail Qemalit në oborrin e BE në Bruksel. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Thelbi i misionit tim në qeverinë shqiptare dhe ky është zotimi ynë i pandryshueshme i të treja mandateve dhe kuptimi i mandatit tonë të katërt për Shqipërinë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje