TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2024, 16:51

Rama pritet me protesta në New York: Kryeministri ka ardhur me patronazhistët e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Rama pritet me protesta në New York: Kryeministri ka ardhur me

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në SHBA.

Ndërkohë, demokratët janë mbledhur për të protestuar kundër Ramës. Ata e kanë pritur kryeministrin me pankarta nëpër kundër tij. Në një prej tyre shkruhet “Edi Rama është brenda me patronazhistët e tij”, duke iu referuar administratës dhe krerëve të bashkive të të gjithë vendit.

Protestuesit mbajnë në duar parulla si: "Poshtë diktatura", "poshtë komunizmi" dhe "poshtë Edi Rama".

Fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës, Taulant Balla dhe kryeministrit Rama.

Ndërsa në datën 3 Nëntor, kreu i qeverisë do të jetë në Greqi për takimin e radhës me shqiptarët. Kësaj radhe, takimi do të zhvillohet në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanik. Ndryshe nga takimet e Majit në Athinë dhe Milano, formati do të jetë më i ngushtë, ndërsa takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

Lini një Përgjigje