
Koordinatori rajonal për Tiranën në Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka treguar detaje nga organizimi i protestës së 29 tetorit.
Ai theksoi se do të merren masat e nevojshme për të siguruar që protestat të jenë efektive. Balliu shprehet se do të bllokohet çdo cep, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës.
“Në Milot, Durrës, Tiranë do të ketë bllokime. Duhet të bllokohet çdo cep”, tha.
Balliu theksoi se protestat do të zhvillohen për fëmijët e qytetarëve dhe jo për kauzat e PD, duke i inkurajuar ata të bllokojnë edhe rrugët e lagjeve të tyre.
Lidhur me kohëzgjatjen e protestës, Balliu tha se nuk ka një orar të përcaktuar por do të zgjasë aq sa do të duan qytetarët.
“Protesta do zgjasë sa të duan qytetarët, me orë të tëra do zgjasë. Ky është vazhdimi i mosbindjes civile që kemi paralajmëruar. Për këtë do të marrim masat e nevojshme. Në Milot, Durrës, Tiranë do të ketë bllokime. Duhet të bllokohet çdo cep. U bëj thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët e lagjeve të tyre, jo për PD, por për fëmijët e tyre. Protesta do zgjasë sa të duan qytetarët, me orë të tëra do zgjasë”, u shpreh ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje