TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2024, 16:35

"Dy anijet me mbetje toksike mbërrijnë nesër në Durrës", PD njofton protestë: S'do lejojmë manipulimin e testimeve!

Shkruar nga Pamfleti

"Dy anijet me mbetje toksike mbërrijnë nesër në

Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka deklaruar se 2 anijet me mbetje të rrezikshme do të kthehen ditën e nesërme nga Tajlanda në Portin e Durrësit.

Për të mos lejuar qeverinë që të manipulojë testimin e lëndëve toksike, Partia Demokratike ka thirrur një protestë.

Sipas PD, Rama synon të largojë përgjegjësinë e tij në këtë trafik ilegal ndërkombëtar dhe të manipulojë të vërtetën. Muçollari thekson se shqiptarët duhet ta dinë nga burojnë këto lëndë të rrezikshme, si trajtohen dhe ku përfundojnë.

“Anijet kthehen të dielën më 27 tetor. Ato do të jenë të ankoruara në Durrës, aty ku u ngarkuan me 102 kontejnerë, për të cilat Rrjeti i Bazelit lëshoi alarmin se janë lëndë të rrezikshme.

Kjo organizatë, më e specializuara për lëndët toksike, ka dyshime se qeveria mund të manipulojë me testimin dhe në dy letra radhazi i ka kërkuar qeverisë të garantojë një proces transparent dhe në sytë e publikut.

Partia Demokratike e di mirë se Edi Rama do të bëjë gjithçka për të larguar përgjegjësinë e tij në këtë trafik ilegal ndërkombëtar, dhe do të bëjë gjithçka për të manipuluar të vërtetën.

Po ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar.

Shqiptarët duhet të mësojnë se ku burojnë këto lëndë të rrezikshme, sa janë ato, nga vijnë, si trajtohen, dhe ku përfundojnë.

Të dielën në Durrës ora 11:00, e në vijim, mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment të transparencës”, tha Muçollari në një deklaratë për mediat.

Në portin e Durrësit do të rikthehen 102 kontenjerë që dyshohen se janë të mbushura me mbetje të rrezikshme. Anija ‘Maersk Campton’ dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor’ në fillim të korrikut ngarkuan në portin e Durrësit mbi 100 kontenjerë me mbetje, të cilat vijnë nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike me destinacion Tajlandën. 

Lini një Përgjigje