TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2024, 13:11

Nga Trump e Biden te Edi Rama, profesionet e pazakonta para politikës të 50 liderëve botërorë

Shkruar nga Pamfleti
Nga Trump e Biden te Edi Rama, profesionet e pazakonta para politikës
Profesionet e pazakonta para politikës të 50 liderëve botërorë

Udhëheqësit gjithmonë janë identifikuar si figura të larta dhe të privilegjuara, por para se ato të krijonin një emër për veten, shumë prej tyre vijnë nga profesione që nuk kanë aspak lidhje me politikën.

“Global Statistics”  në një postim në Twitter ka zbuluar të kaluarën e 50 liderëve botërorë, ku përfshihet edhe kryeministri Edi Rama.

 Kryeministri shqiptar nuk është i vetëm lider me një karrierë të pazakontë para se të hynte në politikë. Siç përmendet nga lista, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ishte një komedian, ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau punonte si truprojë dhe mësues.

Në Rusi, Vladimir Putin ishte agjent sekret, kurse Joe Biden dikur ishte punonjës mirëmbajtje.

Interesante është edhe e shkuara e Barack Obamës si shitës akullores apo e Donaldo Trump si mbledhës shishesh, për të vijuar më tej me Silvio Berlusconin si këngëtar dhe Boris Johnson si gazetar.

Në listën “Global Statistics” siç edhe mund ta shikoni më poshtë, udhëheqësit nuk janë shpesh produkt i drejtëpërdrejtë i pushtetit. Shumë prej tyre kanë pasur faza të ndryshme në jetë dhe në karrierë e kësisoj kanë sjellë në politikë përvoja të ndryshme.

Më poshtë njihuni me listën e 50 liderëve botërorë që në të shkuarën e tyre kanë pasur profesione të ndryshme larg politikës.

Karrierat e mëparshme të 50 liderëve botërorë:

Narendra Modi – Shitës çaji
Volodymyr Zelensky – Komedian
Tony Abbott – Seminarist (kandidat për prift)
Boiko Borisov – Truproje
Justin Trudeau – Truproje nate
Stephen Harper – Punonjës poste
Ivo Josipović – Kompozitor muzikor
Nicolas Sarkozy – Pastrues
Jimmy Morales – Komedian
Johanna Sigurdardottir – Stjuardesë
Michael Higgins – Kamerier
Silvio Berlusconi – Këngëtar
Ellen Johnson Sirleaf – Punonjëse në farmaci
George Weah – Futbollist
Dalia Grybauskaitė – Punëtore fabrike
Andry Rajoelina – DJ (disk-xhokey)
Khaltmaagiin Battulga – Mundës
Jens Stoltenberg – Gazetar
Imran Khan – Kriketist
Vladimir Putin – Agjent/Spiun
Dmitry Medvedev – Pastrues rrugësh
Borut Pahor – Model
Adama Barrow – Rojtar sigurie
Recep Tayyip Erdoğan – Shitës limonadash
Boris Johnson – Gazetar
Donald Trump – Mbledhës shishesh
Barack Obama – Shitës akulloresh
Joe Biden – Punonjës mirëmbajtjeje
Tabaré Vázquez – Onkolog (mjek kanceri)
Papa Françesku – Truproje nate në klub
Nicolás Maduro – Shofer autobusi
Nelson Mandela – Avokat
Angela Merkel – Kimiste
Shinzo Abe – Punëtor në fabrikë çeliku
Michelle Bachelet – Pediatre
Moon Jae-in – Avokat i të drejtave të njeriut
Cristina Fernández de Kirchner – Avokate
Dilma Rousseff – Luftëtare guerile
Alexis Tsipras – Inxhinier ndërtimi
Jacinda Ardern – Këshilltare politike
Mark Rutte – Mësues
Enrique Peña Nieto – Avokat
Mariano Rajoy – Regjistrues pronash
Salman bin Abdulaziz – Zëvendës guvernator
Saddam Hussein – Organizator i Partisë Ba'ath
Hassan Rouhani – Klerik
Prayut Chan-o-cha – Oficer ushtrie
Jinping – Fermer
Andrzej Duda – Avokat

Edi Rama – Piktor

profesionet e pazakonta para politikës të 50 liderëve botërorë

Lini një Përgjigje