TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2024, 11:32

Homazhet për ish-deputetin Bogdani, Liri Berisha dhe Argita Malltezi në ceremoni

Shkruar nga Pamfleti
Homazhet për ish-deputetin Bogdani, Liri Berisha dhe Argita Malltezi
Liri Berisha dhe Argita Malltezi

Pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhe për largimin nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ishte edhe bashkëshortja e kreut të PD Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente përveç jetës së tij që iku. Dua të shpreh ngushëllimin për prindërit e të ndjerit, të kalojnë momentet e vështira me Edlirën para të cilës dalin detyra të rënda. Shpreh ngushëllimet për miqtë dhe familjet. Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt’, u shpreh Liri Berisha.

Trupi i Bogdanit ka mbërritur në ambientet e Kuvendit aty ku dhe ishte deputet për dy mandate. Homazhet në nder të ish-deputetit do të zhvillohen deri në orën 12:00 në hollin e Kuvendit. Pas kësaj, varrim do të bëhet në varrezat e Sharrës.

Përveç familjarëve dhe kolegëve demokratë, të shumtë janë ata qytetarë të cilët qëndrojnë varg jashtë ambienteve të Kuvendit për të marrë pjesë në homazhet për ish-deputetin.

homazhet për ish-deputetin bogdani

Lini një Përgjigje