TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2024, 10:45

Homazhet në nder të Gerti Bogdanit, Luçiano Boçi: Nuk e besoj ende! Dhimbja jonë është shumë e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Homazhet në nder të Gerti Bogdanit, Luçiano Boçi: Nuk e

Ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet sot në banesën e fundit, ndërsa politkknaë, kolegë dhe miq të tij kanë shprehur ngushëllimet.

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka marrë pjesë në homazhet në nder të Gerti Bogdanit, të zhvilluara në Kuvendin e Shqipërisë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

“I japim lamtumirën e fundit, mikut tonë, bashkëpunëtorët tonë, politikanit shembullit, shokut tonë personal Bogut, siç e thërrisnim në koefidencë. Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan, shembull se si duhet të jetë një familjar, shembulli se si duhet një njeri të ndërtojë karrierën e tij, angazhimin publik, komunikimin politik. Dhimbja jonë është shumë e madhe, trishtimi dhe hidhërimi i familjes sonë politike, është po kaq i madh sa i dhe i familjes së tij. Gerti vërtet sot udhëton drejt parajsës, por me atë dhimbjen e madhe që ai dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël në familjen e tij dhe shoqërinë e tij, pse jo dhe në atë pjesën e imponimit që sillte në Kuvend, një zë i fortë, me zërin e tij si njeri shembull i të rinjve që duhet të ndërtojnë një karrierë të tillë të ndershme e të përkushtuar siç e kishte ai. Nuk e besoj ende, por ai do të mbetet të kujtimet tona", u shpreh Boçi.

 

gerti bogdanit luçiano boçi

Lini një Përgjigje