TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2024, 10:35

Përzgjedhja e kreut të policisë: A po i refuzon Edi Rama sërish amerikanët?

Shkruar nga Pamfleti
Përzgjedhja e kreut të policisë: A po i refuzon Edi Rama
Edi Rama /

Paranoja e Ramës duket po thellohet edhe më tej. Paranoja zë fill me rastin e Gledis Nanos, të cilin e shkarkoi vetëm se ai pati një takim me ambasadoren Yuri Kim...

Para pak kohësh, përkatësisht gjatë fillimit të verës, SHBA dha dy sinjale të rëndësishme kundrejt Tiranës. Dekoroi në Departamentin e Shtetit, Taulant Ballën, asokohe ministër i Brendshëm, si dhe drejtuesin e zyrës së Interpol, Dorian Muçën. I cili u trajnua në SHBA për lidership të trupave të policisë.

Muça është një oficer i vjetër i Policisë së Shtetit, dhe ka një reputacion të panjollosur të figurës së tij, ka qenë drejtues i policisë në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, përkatësisht gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.

Përzgjedhja e kreut të policisë: A po i refuzon Edi Rama
Dorian Muça /

Ndëkohë që gjatë presidencës së të ndjerit Bujar Nishani ishte shefi i sigurisë së kreut të shtetit. Për tu kthyer sërish në policinë e shtetit, në një zyrë shumë delikate siç është Interpol, e që ka lidhje direkt me kapjen e baronëve të drogës dhe të krimit të organizuar.

Ndoshta SHBA, me promovimin e Muçës kanë dhënë një sinjal për ta shkëputur forcën policore nga politika e kontrolluar e mazhorancës, përkatësisht PS.

Ai sinjal, i publikuar në faqet e ambasadës së SHBA, të Dorian Muçës me drejtues të lartë të policisë amerikane, u pa si një dritë jeshile për një karrierë më të lartë të oficerit të njohur.

Ndërkaq, paralel me promovimin e Muçës, Departamenti Amerikan i Shtetit, i dha një dekoratë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Michele J. Sison, ndihmës sekretare e DASH, vlerësoi Ballën për mbështetjet që ai i ka dhënë OBDAT, ICITAP e veçanërisht DEA-s, që është homologia e FBI-së për luftën kundër narkotikëve.

Pikërisht pas kësaj, Edi Rama vendos largimin e Taulant Ballës dhe zëvendësimin e tij me një burokrat si Ervin Hoxha. I cili, duket që sipas porosisë së shefit të tij hesht për një muaj duke e vonuar ndryshimin e kreut të policisë së Shtetit.

Nga të gjithë kandidaturat që duket se vijnë si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë uniformës, mungojnë njerëzit që pëlqehen apo janë promovuar prej amerikanëve. Si gjithmonë, nuk mungojnë simpatizantët e Erdoganit, i cili duket i ka futur fort ‘thonjtë’ në shtetin e “katolikut properëndimor” Edi Rama, dost e vëlla i Sulltanit çekrez të Ankarasë.

Paranoja e Ramës duket po thellohet edhe më tej. E nisur që nga rasti i Gledis Nanos, të cilin e shkarkoi vetëm se ai pati një takim me ambasadoren Yuri Kim, fill as një fakti të rëndësishëm që ndodhi pas një operacioni policor.

Shkarkimi i Nanos, i cili refuzoi të japë dorëheqjen pasi ju kërkua nga ministri i Brendshëm i kohës Blendi Çuçi, ishte akti demonstrativ i Edi Ramës ndaj SHBA. Një akt që nisi më pas një luftë e cila sa vjen e po bëhet me e ashpër mes palëve.

E duket që do të ketë edhe sinjalin e fortë në lidhje me garën për drejtor të policisë së Shtetit. Garë, që sipas burimeve diplomatike thuhet se do të rinisë nga e para./Pamfleti

 

edi rama amerikanët përzgjedhja e kreut politik

Lini një Përgjigje