Kryeministri Edi Rama në konferencën me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke tha se Shqipëria dëshiron të ketë ekipin e saj në Parlamentin Evropian, për t’u përgatitur për atë që e pret, siç është integrimi në BE.
Ai theksoi se Bashkimi Evropian ashtu dhe vendet aspirante për t’u bërë pjesë e asaj familjeje janë të kënaqura me punën që po bëhet.
“Dëshirojmë që ky projekt të zgjatet dhe zgjerohet, duke u bazuar në këtë përvojë të prekshme për të gjithë, me të gjithë palët që janë të kënaqur.
Nuk mund të jetë thjeshtë një hapësirë ose një periudhë kohore ndërmjet hiç gjësë. Kur një vend është drejt anëtarësimit drejt BE je hiç gjë, por kur je anëtar është tjetër gjë. Pra diçka duhet të ndryshojë diçka këtu.
Kemi planin e rritjes dhe po bëjmë plane të tjera për integrimin në BE. Ne kërkojmë të bëhemi pjesë e këtyre organeve jo për para, por për ekspertizën, që të kuptojmë se kush është e ardhmja kur të bëhemi shtet anëtar.
Po avokojmë të jemi të pranishëm në parlamentin europian, jo me eurodeputet me të drejtën e votës, por me ekipe që të jetë më të përgatitur, për të pritur pastaj eurodeputetët në të ardhmen.”, - tha Rama.
Ndërsa i pyetur për sfidat që ka Shqipëria në rrugën e integrimit europian, Rama tha se ato janë dy.
“Ne kemi dy sfida, njëra është ajo që duhet të bëjmë ne për çfarë pritet prej nesh dhe sfida tjetër është me çfarë duhet të përballemi në të ardhmen, çfarë është e paparashikueshme. Sfida është që ne të dimë këto dy gjëra sa do të bëhen bashkë në një moment të caktuar për të përfunduar detyrat tona të shtëpisë. Ndonjëherë ti i ke bërë detyrat e tyra, por kati më lartë s’është gati të të presë. Ka ende kohë për të arritur në këtë moment. Për momentin ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Ka një ndryshim drastik për sa i përket gatishmërisë së BE-së për të dëgjuar. U desh Vladimir Putin që të zgjoheshin të gjitha institucionet e BE-së”, tha Rama.
Ndërkohë presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke u shpreh se planet janë që “Komitet i Përbashkët Konsultativ të jetë i përhershëm”, por ky hap shtoi ai është në fazën e diskutimeve.
“Projekti ynë pilot do të vijojë deri më fund të këtij viti, dhe jemi të qartë se dëshirojmë të vijojmë më të, ideja është që ta zgjasim edhe për vitin e ardhshëm, Po punojmë për këtë. Duhet marrë ky vendim. Shpresojmë që vitin e ardhëm të ky komitet të jetë i përhershëm”, - tha ai.
Lini një Përgjigje