TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 10:21

Lamtumira për Gert Bogdanin! Zhvillohen në Kuvend homazhe në nderim të tij, shprehin ngushëllimet politikanë, miq dhe kolegë

Shkruar nga Pamfleti

Lamtumira për Gert Bogdanin! Zhvillohen në Kuvend homazhe në

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur sot dyert për homazhe për ish-deputetin demokrat Gerti Bogdani.

Ai humbi jetën një ditë më parë në mënyrë të beftë për shkak të një ataku kardiak në moshën 44-vjeçare.

Në vitin 2009, Bogdani hyri në Parlament si deputet i PD, duke qenë ligjvënësi me i ri i legjislaturës dhe qëndroi për dy mandate.

Në Partinë Demokratike është aktivizuar gjerësisht edhe si drejtues i Forumit Rinor dhe tentoi pa sukses të kandidonte për bashkinë e Tiranës në vitin 2023.

Liderë politikë dhe kolegë të të gjitha krahëve, vlerësuan figurën e tij dhe shprehen ngushëllime për ndarjen e tij të hershme nga jeta.

Homazhet për nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdanit do të vijojnë nga ora 10:00-12:00.

Lamtumira për Gert Bogdanin! Zhvillohen në Kuvend homazhe në

Lamtumira për Gert Bogdanin! Zhvillohen në Kuvend homazhe në

Kush ishte Gerti Bogdani?

Jeta e Gerti Bogdanit për fat të keq nuk ishte ishte e gjatë, por në 44 vitet e tij, arriti të linte shenjë në politikë.

Ai ishte studenti ekselent, i cili braktisi Shtetet e Bashkuar të Amerikës për tu rikthyer në vitin 2005 në Shqipëri ku hodhi hapat e para të karrierës së tij politike pranë Partisë Demokratike.

Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit.

Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013.

Paralelisht me mandatin e ligjvënësit ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike si dhe mbajti postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të PD-së, detyre nga e cila hoqi dorë në vitin 2019 pasi politika nuk ishte me ne planet e tij.

Gara e fundit elektorale për Gerti Bogdanin ishin primaret e Sali Berishës ku kërkoi te ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës, por në sfidën e zhvilluar në 2022 në Partine Demokratike ai nuk fitoi dot.

Baba i dy vajzave dhe bashkëshort i aktivistet Edlira Çepani, Gerti Bogdani vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida të reja, të cilat u ndërprenë në mes për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri para kohe për nga një arrest kardiak.

Lini një Përgjigje