
Ish deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ishte i ftuari i radhës në Podcastin “Të Pashoq” të ‘Pamfletit’, ku foli për situatën politike në vend dhe për gjendjen e opozitës.
Në emisionin e drejtuar nga Edjona Dervishi, Murrizi nuk u përmbajt as ndaj Lulzim Bashës.
-Basha kishte pas Berishën?
Kë kishte? Jo. Është aludimi juaj.
-E ka thënë vetë Basha. Vetë i zot i punës ka thënë se kam pasur kryetar në hije.
Nuk e kam dëgjuar. Por nëse e ka thënë akoma më keq. Për turp ta ketë që ka pranuar të punojë me tutorë. Ky nuk bën për asgjë. Ky është një dhjaks që nuk bën për asgjë. Ky mund të ndahet nesër nga gruaja dhe thotë se më rrifte gruaja dhe nuk e kam treguar për hatër të kalamajve. Ky është një dhjaks. Ku e ka njohur Berisha, Agron Shehun, ku e ka njohur Luan Baçin, i ka vënë Basha këta.
Lini një Përgjigje