
Partia Socialiste mund të heqë nesër nga rendi i ditës në seancë plenare, ngritjen e komisionit të famshëm antikorrupsion. Pasi kaloi e vetme rezolutën, PS futi me shpejtësi në rend dite komisionin, ndonëse Rama i shtriu opozitës dorën e bashkëpunimit.
Sot grupi i PD vendosi që të mos e votojë këtë komision duke hedhur në erë planet e Ramës. Ndodhur përballë kësaj situate, PS po shqyrton mundësinë e nisje së bisedimeve me PD. Nëse sot nuk gjendet gjuha e përbashkët, vendimi mund të hiqet nga rendi i ditës dhe të kalojë në një seancë tjetër.
Bardhi tha më herët se nuk duhej të ishte futur në rend dite pa konsultim. Bardhi tha se gjatë kohës që ishin në mbledhje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkonte takim me krerët e grupeve dhe drejtuesit e partive opozitare.
“Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë udhët të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje