TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2024, 15:21

Fideli i Partisë i jep tender firmës “LU-NA” të Olsi Ibros, krye mafiozit të mikro- kredive

Shkruar nga Pamfleti
Fideli i Partisë i jep tender firmës “LU-NA” të Olsi
Fidel Ylli dhe Olsi Ibro/

Nëse Fideli i kanaleve të mafies, bën sikur nuk e di statusin e Olsi Ibros; po i ri-kujtojmë, se bandën e mikro-kredive “MCA” e “Final”, që krijoi e drejtoi ai me Arben Meskutin, SPAK e ka cilësuar organizatë të strukturuar kriminale, që ka mashtruar dhe nëpërmjet kredive false, të bankave ku Fideli është ortak...

Prokuroria ka nxjerrë urdhër- arresti për Olsi Ibron dhe gruan e tij Elda Ibro, si dhe ka arrestuar 8 punonjës të tyre në agjencitë “Micro Credit Albania” e “Final”, ndërsa SPAK ka nisur hetimin e thelluar për ta dhe bandën e tyre, që kanë mashtruar e zhvatur 150 mijë qytetarë me kredi false.

Por krimi financiar, urdhër-arrestet dhe kërkimi penal i mafiozit Olsi Ibro, nuk e ka ndaluar mafiozin Fidel Ylli, që ta “ushqej” me fondet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke e futur me porosi në tenderët e këtij institucioni që financohet nga buxheti i shtetit.

Më 27 maj 2024, Kryetari i Komitetit Olimpik, ish-deputeti i PS, Fidel Ylli dhe ortaku i Olsi Ramës te bastet online, ka njoftuar se ka zhvilluar tenderin me objekt transport i nxënësve të ekipeve shkollore, me vlerë kontrate 100 milionë lekë.

Fideli i Partisë i jep tender firmës “LU-NA” të Olsi

Fituese të këtij tenderi, Fidel Ylli ka shpallur firmën “LU-NA Sh.p.k” të Olsi Ibros, shefit të bandës së mikro-kredive, i cili bashkë me gruan e tij Elda Ibro dhe Arben Meskutin, u kanë vjedhur 1 miliardë Euro qytetarëve, nëpërmjet skemës piramidale të mikro-kredive false.

Por profili kriminal i Olsi Ibros, nuk e ka penguar Fidel Yllin, t’i japë fonde nga buxheti i shtetit duke e futur në tenderë, kur ligji për prokurimet publike, ndalon pjesëmarrjen në e çdo shtetasi me dosje penale e masë arresti me burg.

Shqetësim nuk është vlera e tenderit, por karshillëku që Fidel Ylli i ka bërë drejtësisë shqiptare; madje, ditën që partia dhe Babloku i tij kryeministër, dërguan për votim në parlament, rezolutën kundër korrupsionit dhe financimit të krimit të organizuar.

Nëse Fideli i basteve, kullave e ortakërisë në bankat mafioze ruse e hungareze, bën sikur nuk e di statusin e Olsi Ibros; po i ri-kujtojmë, se bandën e mikro- kredive “MCA” e “Final”, që krijoji e drejtoi Olsi Ibro sëbashku me gruan Elda Ibro dhe të arrestuarin Arben Meskuti, SPAK e ka cilësuar organizatë të strukturuar kriminale, që ka mashtruar dhe nëpërmjet kredive false, të bankave ku Fideli është ortak./Pamfleti

fideli i partisë lu-na olsi ibro kryemafiozi i mikro kredive

Lini një Përgjigje