TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2024, 14:58

“Synohet krijimi i një strukture paralele më SPAK”, Pampuri për Komisionin antikorrupsion: U bë se Rama ndihet i kërcënuar

Shkruar nga Pamfleti

 

“Synohet krijimi i një strukture paralele më SPAK”,

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, ka folur në lidhje me votimin që pritet të mbahet nesër në Kuvend për krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion.

Ajo tha se po synohet krijimi i një strukture paralele me SPAK, ndërsa theksoi se nuk ishte e nevojshme diçka e tillë.  

Pampuri u shpreh se Shqipëria e ka tashmë strukturën e nevojshme, siç është SPAK dhe ajo që nevojitej është vetëm mbështetja ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ajo shtoi se ky komision po krijohet pasi Ram ndjehet i kërcënuar.

“Ne abstenuam sepse u bënë 11 vite që mazhoranca ka të gjitha pushtetet. Mazhoranca duhej të mbështeste SPAK nuk kishte nevojë për një strukturë paralele që nuk ka asnjë transperencë. Kush do të jetë pjesë e komisionit? Deputetët një pjesë e të cilëve janë thirrur në SPAK apo emra të cilët pas tyre dalin investitorët strategjikë?
SPAK po godet kokat e politikës, duhet mbështetur.

Jemi vetëm 10 muaj para zgjedhjeve. Kemi SPAK dhe Reformën në Drejtësi, pse duhet ç’ndodhi që Rama propozoi diçka të tillë? Të bën të mendosh se ndjehet i kërcënuar. Një kryeministër që çdo ditë i paraqiten në SPAK ministra, deputetë, drejtorë bashkish, është e rëndë”, tha ajo për “News24”.

Lini një Përgjigje