TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2024, 15:12

Komisioni antikorrupsion nesër në Kuvend/ Bardhi: Propagandë nga Rama, nuk marrim pjesë

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni antikorrupsion nesër në Kuvend/ Bardhi: Propagandë nga
Gazment Bardhi, pas mbledhjes me grupin e Rithemelimit ka deklaruar se Rithemelimi nuk do të marrë pjesë në votimin e rezolutës antikorrupsion ditën e nesërme në Kuvend. 

Bardhi tha se nuk duhej të ishte futur në rend dite pa konsultim. Bardhi tha se gjatë kohës që ishin në mbledhje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkonte takim me krerët e grupeve dhe drejtuesit e partive opozitare.

“Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë udhët të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje”, tha Bardhi.

Ndër të tjera, Bardhi theksoi se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se komisioni nuk ka objekt dhe kjo gjë, sipas tij, po përdoret për propagandë nga Rama.

“Ne do t’i përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit. Nëse e kanë seriozisht ta nisin nga kjo çështje. Në ca gjëje të marrim pjesë, një komision që s’ka objekt. Jemi ftuar të votojmë nesër një gjë që nuk e dimë ca përmban. Tregon sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Nuk kanë vullnet por duan ta përdorin për propagandë. Do duan të bëjnë sikur po konsultohen me opozitën. S’ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. Ta tërheqin të bëjnë çtë duan. Sa kohë që e kanë nisur si propagandë të vazhdojnë në rrugën e tyre, ne kemi rrugën tonë, Luftë reale ndaj korrupsionit, por i korruptuari nuk mund të zotohet që do luftojë korrupsionin”, deklaroi Bardhi.

Gjithashtu Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e këtij komisioni e për rrjedhojë as nuk do të marrin pjesë.

“Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni. Kur ne s’mbështesim, si japim konsensusin se jemi ngritur si mund të marrim pjesë në një komision që e ngre siç do Edi Rama. Sigurisht që s’do shkoj, ka kaluar orari i takimit, ishte në orën 1, u shty në 2. Ishte propagandë për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve”, u shpreh Bardhi.

Ndonëse ngritja e komisionit është parashikuar në rend dite për seancën e nesërme, Partia Socialiste mund të kërkojë tërheqjen e projektvendimit dhe shtyrjen për në një tjetër seancë në pritje të një dakordësie me grupin parlamentar të Partisë Demokratike për përbërjen e emrave. 

Nëse rendi i ditës në seancën e nesërme nuk do të ndryshojë do miratohet vetëm ngritja e komisionit dhe jo përbërja. Përbërja me emrat e anëtarëve të këtij komisionit do t’i lihet një tjetër seance pasi të jetë gjetur dakordësia me opozitën.

Vetë Opozita nuk e ka pritur mirë këtë nismë të mazhorancës, ndërsa abstenuan edhe në votimin e rezolutës.

bardhi rithemelimi ps komisioni antikorrupsion

Lini një Përgjigje