TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2024, 15:52

Komisioni antikorrupsion nesër në Kuvend, Pampuri: Duhet të nisë nga korrupsioni zgjedhor, hipokrizi e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni antikorrupsion nesër në Kuvend, Pampuri: Duhet të
Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka komentuar Komisionin e Posaçëm antikorrupsion që pritet të ngrihet ditën e nesërme në Kuvend.

Pampuri theksoi se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga korrupsioni zgjedhor, ndërsa shtoi se bashkëpunimi i politikanit me bandat nuk e bën as të besueshëm dhe as politikan të fortë.

Gazment Bardhin deklaroi pak më herët se nuk do të marrë pjesë dhe se nuk do të mbështesin me votë ngritjen e këtij komisioni. Në të njëjtën linjë ishte dhe deputetja demokrate ndërsa tha se PD nuk do të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm, duke e cilësuar atë si një hipokrizi të Edi Ramës.

Pampuri e konsideroi të pakumptimtë ngritjen e një komisioni të posaçëm vetëm 9 muaj përpara zgjedhjeve, ndërsa theksoi se duket se kjo nismë do përdoret kundër SPAK.

Ndër të tjera, lidhur me turin e takimeve të kryeministrit Rama me diasporën, Pampuri tha se këto ture duhet t’i bëjë çdo parti përballë propozimit që PD ka bërë lidhur me votën e diasporës. Ndërsa e cilësoi si hipokrizi nga Rama Pampuri u shpreh se Kryeministri po bën shoë.

“Kryeministri shkon dhe përshëndet shqiptarët që i përzuri, shkon bën show dhe bën të njëjtin veprim ashtu sikundër ka bërë vite më parë kur i binte dajres”, tha Pampuri për News24.

orjola pampuri komisioni antikorrupsion

Lini një Përgjigje