
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duket se po flet me të njëjtën gjuhë si Berisha. Ndonëse nuk i përmend protestat, për Metën ka ardhur koha për përmbysjen e Ramës.
Ai ka zhvilluar një mbledhje në Durrës, ku dhe ka folur për problematikat e kësaj zone duke nisur nga papunësia e deri tek kriza e euros, apo mosmarrja e masave nga qeveria.
Gjatë mbledhjes, Meta është shprehur se do të kthehet koha e llogaridhënies.
“Kriza e Euros ka detyruar bizneset sidomos fasonet për të mbyllur mijëra vende pune dhe Durrësi e ndjen shumë këtë.
30 persona në ditë, humbasin vendin e punës për shkak të krizës së euros dhe mosmarrjes zgjidhje nga ana e qeverisë”, tha Meta.
Nga ana tjetër ngriti shqetësimin se shumë banorë në Durrës kanë mbetur mes 4 rrugëve pasi nuk po marrin shtëpi dhe as bonusin e qirasë që pas tërmetit.
Po ashtu preku edhe faktin se gjatë këtij sezoni turstik nuk pati asnjë hapsirë për plazh publik, ku qytetarët të mos paguajnë për të bërë plazh.
Kreu i PL-së, Ilir Meta ngriti shqetësimin për faktin se ende vijon mësimi me turne në Durrës.
Lini një Përgjigje