
Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 101 vota pro dhe 1 abstenim rezolutën për Kosovën. Në përfundim të mocionit me debat Kuvendi votoi pro rezolutës e cila dënon sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Nga 106 deputetë që ishin të pranishëm deputeti demokrat Kreshnik Çollaku abstenoi, ndërsa 4 deputetë të Lulzim Bashës nuk votuan fare rezolutën për Kosovën.
4 deputetët mësohet se ata janë Arbi Agalliu, Eralda Bane, Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë që në rezolutën e miratuar, nuk u pranuan 3 amendamentet që propozoi Çollaku.
Lini një Përgjigje